Shqiptari e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 32-vjeçare

Edhe pse ende në moshë shumë të re, Admir Mehmedi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Futbollisti me origjinë shqiptare shprehet se janë impenjimet familjare që e kanë detyruar të marrë këtë vendim.

Mehmeti ka luajtur 76 ndeshje me përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa përmes një letre të hapur, të postuar në rrjetet sociale ai falënderoi klubet dhe shokëe e skuadrave.

“Të dashur miq dhe tifozë të futbollit. Javën e kaluar shoqërova djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më solli gëzim të madh. Së bashku me familjen time, mora vendimin për tu kthyer në Zvicër para disa kohësh.

Dëshiroj të shpall zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive në futboll. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, pas diskutimeve intensive me familjen time dhe të njohurit e mi, kam ndjerë se ka ardhur koha që më në fund të var këpucët e futbollit. Në vendim që të lë karrierën time të përfundojë me gjysmë zemre”.