Ansu Fati ndryshon mendje dhe mban peng merkaton e Barcelonës

Ansu Fati bën një hap pas dhe mban peng merkaton e Barcelonës. Lojtari ishte pranë transferimit te Brighton në Premier League me anë të formulës së huazimit.

Pasi gjithçka ishte gati për prezantimin në momentin e fundit situata u bllokua pasi talenti i katalanasve kërkon kohë për të bërë zgjedhjen e duhur. Në ndjekje të tij janë edhe Atletico Madrid e Tottenham, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe Barcelona të bëjë një hap pas e ta mbajë në grupin aktual.

Nga e ardhmja e sulmuesit varen edhe shumë kanale të tjera të merkatos për Barcelonën që kërkon të lirojë një vend për Joao Cancelon apo edhe Joao Felix.