VIDEO/ Xhakomo Vrioni po shkëlqen në SHBA, sulmuesi shqiptar “sms” trajnerit Sylvinho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2023, 09:20

Një gol shumë i bukur që tragon klasin e qëndërsulmuesit shqiptar të Neë England. Ish-lojtari i Juventusit, Xhakomo Vrioni i cili nuk grumbullohet prej shumë muajsh me Kombëtaren Shqiptare, ka shënuar një gol të rëndësishëm në sfidën New England-New York Red Bulls duke e ndalur topin në rrjetë pas 50 metrave sprint.
Një realizim që e lejoi skuadrën e tij të dilte me 3 pikë nga ky duel shumë i rëndësishëm, i vlefshëm për Major League Soccer. Ky është goli i gjashtë sezonal për Vrionin.
Pas 25 ndeshjeve ta para, skuadra e Vrionit renditet në vendin e dytë, me 46 pikë, teksa e sheh veten 2 pikë larg vendit të tretë dhe 11 pikë larg vendit të parë.
???????????? pic.twitter.com/j4Ca7b1VAg
— New England Revolution (@NERevolution) August 31, 2023
