Harry Kane u trajtua si tradhëtar pas largimit, Tottenham nuk e lejoi të takonte shokët e skuadrës

Mediat britanike zbulojnë “keqtrajtimin” që klubi i Tottenham i bëri kapitenit Harry Kane vetëm pak çaste pasi u pranua oferta 120 milionëshe e Bayen Munchen për ta blerë.

“The Sun” shkruan se menjëherë pasi në qëndrën stërvitore u mësua lajmi për largimin zyrtar të golashënuesit më të mirë të klubit të bardhë, ai u largua menjëherë nga ambjentet pa pasur mundësi të takohej as me shokët e skuadrës.

19 vite me fanellën dhe 280 gola të shënuar nuk mjaftuan që ai të trajtohej si legjendë pasi Tottenham i dërgoi një e-mail duke i bërë me dije se do të ishte “e papërshtatshme” që ai të kthehej për të përshendetur shokët e skuadrës me të cilët ka luajtur gjatë viteve të fundit.

“Daily Telegraph” shton gjithashtu se ai nuk është lejuar madje as të marrë sendet e tij personale të cilat ia dërgoi klubi me postë.