Inter “çmendet” në orët e fundit të merkatos, propozon huazimin e Asllanit për një sulmues të Sassuolos

Inter “çmendet” në orët e fundit të merkatos,
Pasi zyrtarizoi Benjamin Pavard si mbrojtësin më të ri të organikës së zikaltër, Inter kërkon të largojë për të paktën një sezin mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani i cili nuk po gjen hapësira në Milano.

Beppe Marotta i ka propozuar Sassuolos huazimin e lojtarit shqiptar si pjesë e operacionit që do të transferonte Maxime Lopez në “San Siro”.

Në bisedimet me Sassuolon është diskutuar për një këmbim kokë më kokë por edhe për një formulë huazimi ndërsa klubi emiljan ka refuzuar opsionin Sensi duke shfaqur interes shumë të madh për lojtarin kuqezi të lindur në Elbasan.