Nga Shqipëria në…Turqi. Greenwood ndiqet nga gjiganët e Stambollit që shkatërruan Tiranën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 19:28

Besiktas ka hedhur “grepin” për sulmuesin premtues të Anglisë, Mason Greenwood.
Pasi u përhashtua nga Manchester United për shkak të zërave që e lidhin me dhunën ndaj të dashurës, talenti i “Djajve të kuq” nuk bën më pjesë në projektet e Ten Hag dhe fillimisht mediat britanike aluduan madje se ishte edhe një klub shqiptar i përfolur për ta transferuar.
U mendua se ky klub ishte Dinamo për shkak të futjes së bluve të orbitën e “City Group” por nuk rezultoi asgjë e vërtetë sepse klubi që po e kërkon seriozisht është Beshiktash.
Turqit që eleminuan Tiranën në raundin e dytë të Conference League, kërkojnë të transferojnë në Stamboll 21-vjeçarin. Greenëood nuk shkelmon një top që prej janarit 2022
