Jo 90 milionë por 50 më shumë, Al-Ittihad rrit ofertën për Salah
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2023, 19:43

Fillimisht ofroi 90 milionë euro në adresë të Liverpool për ta bindur të lejë të lirë Mohamed Salah por Al-Ittihad e ka rishikuar ofertën pas refuzimit të “The Reds” duke e çuar deri në 140 milionë.
Një shifër kjo që mund të tundojë pronarët e klubit të kuq ta lejojnë egjiptianin të largihet drejt Lindjes së Mesme ku i janë premtuar 500 milionë në 5 sezone.
Tani topi është në këmbët e Liverpool që me shumë mundësi do ta pranojë një ofertë të tillë pasi kontrata e Salah mbaron në vitin 2025 dhe vitin e ardhshëm ai mund të nisë manovrat për t’u larguar me më pak para.
