PSG rikthen në Francë njeriun e topit të humbur të finales së Botërorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 14:09
Kolo Muani, i cili u ndoq për shumë kohë nga Bayern Munchen zgjedh ta vazhdojë karrierën në Francë te skuadra e zemrës.
PSG është në bisedime me shqiponjat e Frankfurtit dhe bëhet fjalë për një ofertë të rëndësishme, 70 milionë euro menjëherë dhe 10 të tjera në formë bonusesh.
Eintracht e ka pranuar dhe gjatë orëve të ardhshme 24-vjecari i Kombëtares Franceze pritet të zbarkojë në Paris për të kryet teskete mjeksore dhe fizike.
Gjatë këtij sesioni veror, PSG ka larguar Messi dhe Neymar ndërsa ka transferuar në “Parc de Princes” emra të rëndësishëm si Dembele apo Goncalo Ramos.
Muani ishte protagonist në finalen e Katar 2022 përballë Argjentinës teksa u ndal në minutën e fundit të shtesës nga portieri i kampionëve të botës, Dibu Martinez.
