Barcelona nuk e regjistron dot për shkak të borxheve, Alonso mund të kthehet në Angli

Barcelona nuk e regjistron dot për shkak të borxheve, Alonso mund
Ish-mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso mund të rikthehet në Premier League për shkak të problemeve që ka Barcelona me borxhet.

Deri në këto momente, klubi katalanas nuk ka arritur ta regjistrojë ashtu si edhe dy lojtarë të tjetër të organikës, Inigo Martinez dhe Inaki Pena.

Vetë mbrojtësi iberik kërkon të qëndrojë në Katalonjë por mediat spanjolle theksojnë se një klub i Premier League dhe fakti që regjistrimi po vonon, po e shtyn Alonson të mendojë rikthimin në Premier League.