“Berardi”, Sassuolo në sulm, akuzon Juventusin për mungesë respekti

“Berardi”, Sassuolo në sulm, akuzon Juventusin për
Gjatë ditëve të fundit, Juventusi ishte rikthyer në lojë për të transferuar në Torino një objektiv të vjetër të merkatos, sulmuesin Domenico Berardi.

Por kur dukej se çështja mund të zgjidhej në favor të të gjitha palëve, klubi emiljan ka bërë një hap pas dhe madje ka adresuar akuza të rënda ndaj bardhezinjve.

Drejtori sportiv Giovanni Carnevali, thekson se Juventus nuk i respektoi afatet por u tregua edhe një klub jo në lartësinë e duhur në këtë rast. Sipas tij, Juventusi bisedoi fillimisht me lojtarin dhe jo me Sassuolon duke marrë “po”-në e tij por jo të klubit.

Carnevali shton se kjo është mungesë e theksuar serioziteti nga ana e torinezëve që tashmë duhet ta harrojnë sulmuesin të cilin Sassuolo e le të lirë vetëm me 30 milionë euro dhe asnjë qindarkë më pak.