Partizani gjen mbrojtës në…Kukës. Zyrtarizohet 22-vjeçari

Altin Bytyçi është mbrojtësi i radhës që i shtohet armatës së kuqe të Partizanit. 22-vjeçari që sezonin e fundit u aktivizua me Kukësin është zyrtarisht pjesë e skuadrës kampione pasi ka hedhur firmën në kontratë për të plotësuar repartin e tërhequr së skuadrës së Zekic i cili nuk është plotësisht i bindur nga Preka dhe Sembene.

Në këtë mënyrë, talenti i cili ka luajtur edhe me Besën e Laçin, ko

mpleton skuadrën e kuqe që tashmë mund të fokusohet tërësisht te sfida e dyfishtë e play off në Conference League kundër Astana-s.

Njoftimi zyrtar:

Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Bytyçin. Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi. 22 vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do ti bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës.