Struga përgënjeshtron FSHF-në, ndeshjen do ta luajë në Ohër dhe jo në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 10:21

Pak orë pasi FSHF njoftoi arritjen e marëveshjes me UEFA-n dhe klubin e Strugës për ta luajtur ndeshjen e 24 gushtit në orën 19:00 në “Elbasan Arena”, Struga përgënjeshtron institucionin më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Edhe pse FSHF sqaroi në komunikatë se momentalisht asnjë stadium i Maqedonisë së Veriut nuk i kalon testet e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare, Struga bën me dije se sfidën me islandezët e Breiblaik do ta luajë në Ohër.
Komunikata zyrtare e Strugës:
Komunikata zyrtare e FSHF ( Kliko këtu )
