Benjamin Pavard, Interi nuk heq dorë nga goditja e madhe në merkaton e verës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2023, 08:17
Mund të kushtojë edhe 30 milionë euro por Interi nuk heq dorë nga Benjamin Pavard.
Trajneri Simone Inzaghi e kërkon me çdo kusht, pavarësisht çmimit por në krahun tjetër, Thomas Tuchel vështirë se mund ta lejojë të largohet në ditët e fundit të merkatos.
Ish-kampioni i botës është ngjitur në krye të listës së preferencave zikaltër, ndërsa në ndeshjen e parë të Bundesligës, Pavard u ul në stol.
Mbrojtësi francez ka refuzuar madje edhe një ofertë nga Man. United për të udhëtuar në Milano, ndërsa Interi shpreson që gjatë ditëve të ardhshme Bayern Munchen të dorëzohet dhe të pranojë 30 milionët.
