“Mezi pres t'i kthehem fushës”, De Bruyne i nënshtrohet operacionit pas incidentit në hapjen e Premierligës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 22:25
Kevin De Bruyne iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm duke shpresuar që të rikthehet në aksion në vitin 2023.
Lojtari belg u lëndua në ndeshjen e Cityt kundër Burnley-t në hapjen e Premierligës.
Në veçanti, ai pësoi një kontuzion të rëndë në tendinën e këmbës dhe stafi mjekësor i Cityt vendosi që ai duhet të operohej.
Asi 32-vjeçar ka postuar në rrjetet sociale foto me paterica dhe ka shkruar:
“Lajmi pas ndeshjes së Burnleyt ishte një goditje vërtet e madhe për mua fizikisht dhe psikologjikisht.
Tani që operacioni ka përfunduar, jam gati të filloj rikuperimin dhe t’i rikthehem punës së shpejti. Faleminderit për mbështetjen”.
