Benjamin Pavard i bën presion Bayernit për t’u larguar por Man. United duhet të rrisë ofertën

Benjamin Pavard i bën presion Bayernit për t’u larguar por Man.
Mbrojtësi francez Benjamin Pavard beson se kohës së tij te Bayern Munchen i ka ardhur fundi dhe tani duhet të nisë një aventurë të re te Manchester United.

Ish-kampioni i botës ka arritur marrëveshjen me klubin anglez por 30 milionët e ofruara nga “Red Devils” nuk janë të mjaftueshme për të bindur gjermanët.

Trajneri Thomas Tuchel e ka bërë të ditur se nuk do t’i vinte keq nesë do ta kishte në dispozicion 27-vjeçarin edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Ai e aktivizoi titullar në duelin e Superkupës kundër Leipzig. Kur kanë mbetur edhe rreth 15 ditë nga fundi i merkatos palët mund të ulen sërish në tryezë por me shifrat aktuale, mbrojtësi francez do të qëndrojë në Bavari.