Neymar pranon ofertën stratosferike nga Arabia Saudite, ja shifrat

Al Hilal dëshironte Lionel Messin por në fund të ditës arriti të bindte një tjetër yll pas refuzimit të argjentinasit. Neymar i ka thënë “po” ofertës së klubit arab ku do të përfitojë një shumë të majme.

Në total për dy sezone Al Hilal i ka premtuar sulmueist brazilian plot 180 milionë euro, shumë që Cristiano Ronaldo e arkëton në rreth 10 muaj me fanellën e Al Nassr.

Tashmë bisedimet janë zhvendosur mes dy klubeve pasi Al Hilal duhet të kënaqë edhe PSG ku Neymar ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2028.

Klubi francez kërkon të arkëtojë 100 milionë por palët mund të bashkohen në shifrën 80 dhe marrëveshja mund të formalizohet gjatë orëve të ardhshme.