VIDEO/ Onana humb toruan me Maguire, portieri shpërthen ndaj mbrojtësit anglez pas një gafe

Manchester United u mund në miqësoren e zhvilluar në SHBA, nga Dortmundi me shifrat 3-2. Andre Onana bëri paraqitjen e tij të dytë me Manchester United, që pas trasnferimit nga Interi.

Por ndeshja e dytë nuk kaloi pa tension për portierin kamerunas. Në minutën e 48, Harry Maguire bëri një gabim që për pak sa nuk i kushtoi pësimin e golit ekipit të tij.

Kjo e nervozoi tej mase Onanan. Portieri shkoi menjeherë tek mbrojtësi anglez duke i bërtitu dhe duke i kërkuar llogari. Mesa duket nuk do jetë një sezon i lehtë për Onanan në kampionatin anglez.