Juventus dhe Tottenham në garë për mesfushorin e Barcelonës

Juventus dhe Tottenham janë futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Franc Kessie. 26 vjecari dështoi të përmbushte pritshmëritë nën drejtimin e trajnerit Xavi, dhe mund të largohet që në këtë merkato verore.

Tottenham e kërkon me ngulm Kessien, por edhe Juventus është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mesfushorit. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Juventusit është prej ditësh në kontakt me Kessien dhe agjentët e tij në përpjekje për ta bindur të transferohet në Torino.

Juventusi kërkon ta marrë Kessien në huazim me të drejtë blerjeje nga Barcelona.