Liverpool mund ti japë fund krizës Mbappe-PSG, anglezët kërkojnë të marrin sulmuesin "falas"

Kilian Mbappe dhe PSG janë në një krizë të madhe. Sulmuesi nuk pranon të rinovojë me kontratën që i skadon vitin tjetër, ndërsa ekipi francez nuk do që ta humbasë me parametra zero.

Në media përflitet edhe për një marrëveshje të fshehtë mes Mbappe dhe Real Madrid, që sulmuesi të transferohet në Spanjë me parametra zero kur ti skadojë kontrata. Në këto kushte, PSG e ka nxjerr në shitje Mbappen, me këtë të fundit që refuzoi një ofertë të majmë nga klubi arab Al Hilal, ku do përfitonte 700 milionë euro për 1 vit.

Në skenë ka dal gjigandi anglez, Liverpool që mund ta zgjidhë këtë krizë. Liverpool kërkon ta marrë Mbappen në huazim për 1 vit duke i paguar PSG-së një shumë modeste për transferimin e tij, por duke paguar të gjithë rrogën e sulmuesit francez për 1 vit me PSG që nuk do paguajë asgjë.

Në këtë mënyrë, Mbappes i hapet rruga për tu transferuar në fund të sezonit tek Real Madrid, pasi ti përfundojë kontrata me PSG dhe njëkohësisht edhe huazimi te Liverpool. Por mbetet për tu parë se si do shkojnë ngjarjet, pasi PSG kërkon 200 milionë për Mbappen, dhe nuk dihet a do mjaftohet vetëm me heqjen dorë nga pagesa e rrogës së majme të sulmuesit.