FOTO+VIDEO/ Nis sot Botërori i “Gjimnastradës”, Shqipëria mes 60 ekipeve të botës në Amsterdam

Nisi sot në Holandë Kampionati Botëror i “Gjimnastradës”.

“Gjimnastrada”, festivali traditë me grupe valltarësh, balerinësh, këngëtarësh, talenteve në sport me pjesëmarrës nga të gjitha trojet e Shqipërisë janë pjesë e kampionatit që zhvillohet nga data 30 Korrik deri më 5 Gusht në Amsterdam.

Ekipi “Xheni Gjimnastikë” me 8 gjimaniste dhe trainere Xheni Kozin do të jenë në garë me 60 shtete nga e gjithë bota.

FOTO+VIDEO/ Nis sot Botërori i “Gjimnastradës”,

Kjo është hera e disatë që “Gjimnastrada” përfaqëson denjësisht Shqipërinë në kompeticione botërore.

Përgjatë kësaj kohe vajzat kanë punuar intensivisht, për një performancë të kuruar deri në detajet më të vogla.

“Dream come true” do të jetë kryefjala e lëvizjeve të tyre, ndërsa trainerja thotë se nuk do të mungojnë as elementë të traditës.

Themeluesja e “Gjimnastradës” në Shqipëri, Mimoza Mevlani mes emocionesh e quan historike pjesëmarrjen në kopeticionin botëror, ndërsa pret që të arrijnë një rezultat të kënaqshëm.