VIDEO/ Tifozi i Interit i kërkon Lukakut të mos thotë "Forca Juve", belgu i përgjigjet "nuk besoj të ndodhë marrëveshja

Marrëdhënia mes Interit dhe Romelu Lukakut është krisur, pasi ekipi zikaltër mësoi se belgu kishte bërë bisedime fshehurazi me rivalët e Juventusit. Kjo ka bërë që tifozët zikaltër të dalin kundër Lukakut.

Juventus është i interesuar për sulmuesin belg, por bardhezinjtë duhet të shesin në fillim Vlahovicin. Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjet, shihet Lukaku që bisedon me tifozët e Interit.

Tifozët i kërkojnë Lukakut që nëse transferohet tek Juventusi, të mos thotë: Forca Juve. Por përgjigjia e Lukakut ishte: Jo jo, nuk besoj se do ndodhë marrëveshja. Në këtë mënyrë, sulmuesi belg lë të kuptohet se transferimi tek Juventus edhe mund të mos ndodhë.