Suksesi ndaj Cityt, Simeone: Jam i kënaqur, mora përgjigjen që desha nga skuadra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 20:48
Atletico Madrid triumfoi 2-1 ndaj Manchester Cityt në miqësore, duke treguar një nivel të kënaqshëm loje. Pas sfidës, trajneri i Los Colchoneres, Diego Simeone analizoi sfidën.
“Një skuadër si e jona është karakterizuar gjithnjë nga qetësia. Mos të harrojmë se ndeshjen e kaluar u mposhtëm nga skuadra e yjeve të Koresë së Jugut.
Nga sfida me Cityn jam i lumtur nga përgjigja që mora nga futbollistët që u aktivizuan në pjesën e dytë, na duhet një grup shumë i fortë.
Më duhen që lojtarë të cilët futen me shumë energji në fushë në mënyrë që të ndryshojnë rrjedhën e lojës”, tha ai.


