Rivali i Tiranës në Conferencë League bën goditjen e madhe, merr lojtarin e Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 16:53
Rivali i Tiranës në turin e dytë kualifikues në Conference League, Beskitasi ka bërë një goditje të madhe në merkato. Ekipi turk ka transferuar sulmuesin kroat, Ante Rebic nga Milani.
Sipas mediave italiane gjithcka është e kryer dhe pritet vetëm firma në kontratë dhe prezantimi. Rebic është nisur në mëngjes drejt Turqisë ku do të firmosë të ardhmen e tij.
Rebic ka fituar titullin kampion me Milanin dhe për Besiktas është një goditje e madhe në merkato. Besiktas do luajë ndeshjen e kthimit për turin e dytë kualifikues në Conferencë League ndaj Tiranës, por Rebic nuk do jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Sfida e parë në Turqi, përfundoi me fitoren e Besiktas 3-1.


