EUROBASKET/ Shqipëria shpërdoron 15 pikë avantazh, mundet nga Rumania

Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit ka pësuar humbjen e tretë në po kaq ndeshje në raundin e tretë paraeliminator për kampionatin europian 2025. Kuqezinjtë u mposhtën të shtunën në transfertë nga Rumania me rezultatin 72-63.

Shqipëria e nisi mjaft mirë ndeshjen duke arritur edhe një shkëputje prej 15 pikësh nga kundërshtari, por më pas gabimet e shumta bënë që të vinte përmbysja e rumunëve. Elvis Dusha ishte lojtari që spikati te Shqipëria, me 12 pikë, 4 ribaunde dhe 7 asiste.

Me 5 gusht Kombëtarja Shqiptare e basketbollit do të mbyllë fushatën paraeliminatore me ndeshjen ndaj Sllovakisë, duke shpresuar që të marrë fitoren e parë.