VIDEO/ Miqësorja e luksit, Atletico Madrid mund kampionët e Europës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 16:08
Atletiko Madrid dhe Manchester City kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Seul të Koresë së Jugut. Ekipi spanjoll ka dalë triumfues, duke mposhtur me shifrat 2-1 kampionët e Europës.
Pjesa e parë ishte e vakët me raste, ku nuk u shënua asnjë gol. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte Atletiko Madrid që shënoi dy herë, me Depay dhe Carrasco.
Në fundin e takimit për Manchester Cityn shënoi Dias por që nuk shërbeu për barazimin më vonë. Me këtë ndeshje, Manchester City e mbyll fazën përgatitore, pasi ndeshja e rradhës do jetë ajo kundër Arsenalit në Superkupën e Anglisë.

