Reperi me famë botërore kërkon të blejë klubin anglez të futbollit

Reperi i famshëm, Jay Z kërkon të futet në botën ë futbollit. Sipas mediave amerikane, Jay Z është i interesuar për të blerë aksionet e klubit anglez të Tottenham.

Reperi i famshëm zotëron një pjesë të aksioneve në ekipin e basketbollit amerikan të NBA, Brooklyn Nets ndërsa tani kërkon të blejë aksione edhe në një skuadër futbolli. Sipas mediave shuma e marrëveshjes për të blerë klubin e Tottenham i kalon 2.2 miliardë paund.

Blerja e klubit anglez do bëhet nga disa investitorë, ku pjesën më të madhe të aksioneve pritet ta ketë reperi Jay Z.