Inter merr vendimin për Asllanin, Inzaghi e sheh si zëvendësuesin perfekt të Calhanoglu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 15:21
Në sezonin e tij të parë me Interin, Kristjan Asllani nuk gjeti shumë hapësira dhe u aktivizua shumë pak nga trajneri Simone Inzaghi. Kjo bëri që shumë ekipe italiane por jo vetëm të shfaqnin interes për mesfushorin shqiptar.
Por drejtuesit e Interit kanë ndryshuar mendje dhe e kanë hequr nga merkato. Asllani nuk ka shans të largohet nga ekipi zikaltër këtë verë.
Trajneri i Interit, Inzaghi e sheh Asllanin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglu. Kjo u vërtetua edhe me shitjen e Brozovic për ti dhënë më shumë hapësira mesfushorit shqiptar.
Interi e bleu Asllanin nga Empoli për rreth 16 milionë euro dhe nuk duan të privohen kaq shpejt nga shërbimet e futbollistit të Kombëtares Shqiptare.
