Futbollistja e Marokut bën historinë, e para që luan me hijab në një Kupë Bote
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 15:32
Mbrojtësja e Marokut, Nouhaila Benzina ka bërë histori duke u bërë e para futbolliste që luan me hijab në një Kupë Bote. 25 vjecarja bëri paraqitjen e parë të saj në botëror, me Kombëtaren e saj që fitoi 1-0 ndaj Koresë së Jugut.
Mbajtja e hijabit ishte ndaluar nga FIFA, por në vitin 2014 qeveria e futbollit u tërhoq duke e lejuar mbajtjen e hijabit. Në ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë, Benzina e nisi ndeshjen nga stoli ndërsa ndaj Koresë së Jugut luajti titullare duke bërë histori.
