Rey Manaj mund të luajë në të njëjtin kampionat me Messin, ka ofertë edhe nga një ekip italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2023, 18:27
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj prej kohësh është në kërkim të një ekipi të ri. Megjithatë duket se në këtë merkato verore, 26 vjecari do ta gjejë një ekip.
Kjo pasi për Manaj kanë ardhur 2 oferta interesante. Njëra prej ofertave vjen nga përtej oqeanit, ku Los Angeles Galaxy ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar.
Nëse pranon këtë ofertë Manaj mund ta gjejë veten duke luajtur në të njëjtin kampionat me Leo Messin, kjo pasi argjentinasi u transferua vetëm para pak ditësh tek Inter Miami në kampionatin amerikan. Por kjo nuk është oferta e vetme për Rey Manaj.
Sipas "Tuttomercatoweb", interes për shqiptarin ka shfaqur edhe Sampdoria ku trajner është Andrea Pirlo. Ky i fundit e shikon Manaj si zëvendësuesin perfekt të Gabiadinit.


