E kërkonin Milan, Napoli dhe Juventus, Inter arrin akordin për talentin e Udineses

Inter duket se ka arritur akordin me Udinesen për mesfushorin Lazar Samardzic. SportItalia raporton se zikaltërit do paguajnë 25 milionë euro si dhe do japin edhe kartonin e një lojtari të ri duke mposhtur kështu konkurencën e Milanit, Napolit dhe Juventusit.

Lojtari që Interi do i japë Udineses është Giovani Fabian që sezonin e kaluar ishte në huazim tek Reggina në Seria B. Interi është pranë nënshkrimit edhe me portierin e Bayernit, Sommer ndërsa më herët kanë siguruar edhe shërbimet e Frattesit nga Sassuolo.

Udinese për Samardzic pagoi vetëm 3 milionë euro në 2021 kur e bleu nga Leipzig, ndërsa tani do e shesë për 25 milionë euro.