Futbollistja e Marokut mund të bëjë histori në Kupën e Botës për femra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2023, 16:27
Nouhaila Benzina mund të bëjë historinë në Kupën e Botës për femra që po zhvillohet në Zelandën e re dhe Australi. Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë, kombëtarja e saj Maroku ka ende mundësi për tu kualifikuar më tej në vendin e dytë në grupin H.
Nëse Benzina luan në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, ajo do bëhet futbollistja e parë që luan me hijab në një Kupë Bote. FIFA e kishte ndaluar më parë mbajtjen e hijabit, por Nouhaila Benzina e ka mbajtur me krenari për shumë vitë atë.
FIFA tashmë ka bërë një hap pas dhe e ka lejuar mbajtjen e hijabit. Benzina tani mund të lërë një impakt të madh si në fushën e lojës por edhe jashtë saj duke inkurajuar vajzat e reja që të bëjnë të njëjtën gjë.

