E bleu me bujë për 35 milionë euro, Milani has vështirësi për ta shitur lojtarin
Milan nuk po gjen dot një blerës për Charles De Ketelaere, dhe tani po sheh mundësinë e një huazimi të mundshëm. Mesfushori belg ishte blerja më e shtrenjtë e kuqezinjëve verën e kaluar por dështoi të përmbushte pritshmëritë.
Milani e bleu De Ketelaere nga Clubb Brugee për 35.5 milionë euro plus bonuse, por belgu dështoi të shënonte një gol të vetëm në sezonin që lamë pas dhe tani nuk është më në planet e Piolit. Milani e ka nxjerr në shitje De Ketelaere, por deri tani ka pasur vështirësi për të gjetur një blerës.
Në këto kushte, kuqezinjtë po shqyrtojnë mundësinë e një huazimi, ku më i interesuar duket ekipi i PSV. Hollandezët e kërkojnë mesfushorin belg në huazim më të drejtë blerje në fund të sezonit.
Milan kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e De Ketelaere.


