UEFA me "dorë të hekurt", pas Juventusit e pëson edhe Chelsea
Pas Juventusit, e pëson edhe skuadra e Chelsea. Bardhezinjtë u përjashtuan nga Kupat e Europës pas vendimit të fundit të UEFA-s si dhe u ndëshkuan edhe me gjobë.
Por organi më i lartë i futbollit europian nuk është ndalur këtu.
Këtë rradhë e ka pësuar Chelsea edhe pse duket se ja ka hedhur më lehtë se Juventusi. Klubi londinez është gjobitur nga qeveria e futbollit me 8.6 milionë paund për shkeljet e bëra.
Shkeljet kanë të bëjnë me informacionin e mangët financiar në periudhën që klubi ishtë në pronësi të Roman Abramovich.
Chelsea ka pasur mangësi dokumentacioni për transferimet e kryera mes viteve 2012-2019, ndërkohë që gjoba e konvertuar arrin në 10 milionë euro.
Chelsea nuk rrezikon të dënohet si Juventusi me përjashtim nga kupat e europës, pasi sezonin e kaluar nuk arriti të kualifikohej.


