U pezullua 1 javë në Premier League, albitri anglez do gjykojë ndeshjen mes Tiranës dhe Besiktasit
Sfida e kthimit mes Tiranës dhe Besiktasit e vlefshme për turin e dytë të Conference League, i është besuar një albitri të Premier Leagues angleze. Bëhet fjalë për gjyqtarin Stuart Attwell, që me 3 gusht do të vendosë drejtësi në stadiumin "Air Albania".
Por albitri Attwell është një nga albitrat më të komentuar në Premier League pasi polemizohet shumë për vendimet që merr. Në një ndeshje mes Brighton dhe Tottenham, ai nuk i dha një penallti ekipit të Brighton edhe pas konsultimit me sistemin VAR.
Kjo bëri që Attwell të pezullohej dhe të mos gjykonte asnjë ndeshje në kampionatin anglez për 1 javë. Gjyqtari anglez do ketë si ndihmësa Atzidakis dhe Davies, kjo e konfirmuar edhe nga UEFA. Kjo nuk do jetë hera e parë që Attwell do gjykojë një ekip shqiptar, pasi para 2 sezonesh ka gjykuar Lacin në transfertë ndaj Anderlechit.
Ndeshja mes Tiranës dhe Besiktasit do luhet me 3 gusht në orën 20:00 në stadiumin "Air Albania". ". Sfida e parë në Turqi përfundoi me fitoren e Besiktas 3-1.


