Memolla vs Hoxha/ Nga fotografimi i votës, përplasja me gazetarët, tek thyerja e heshtjes zgjedhore, mbyllet mes problematikash votimi në Rrogozhinë

Sot qytetarët e Rrogozhinës votuan për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Këto zgjedhje të dyta kanë pjesëmarrje më të lartë të numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet që u mbajtën më 14 maj.

Sipas KQZ-së deri në orën 12 kanë votuar 26.91% e qytetarëve. Ndërkohë më 14 maj, në po të njëjtën orë kishin votuar 21.83% e qytetarëve.

Përplasja me gazetarët

Rivotimi në Rrogozhinë do të niste me probleme.

Në një nga qendrat e votimit komisionerët kanë konstatuar fotografimin e votës prej një gruaje, çka është shoqëruar edhe me ndërprejen e procesit.

Debatet mes komisionerëve u pasuan dhe me presionin ndaj gazetarëve, disa prej të cilëve madje u mbyllën me çelës brenda qendrës.

Vetëm pas reagimit të medieve, gazetarët u lanë të vijojnë detyrën e tyre.

Konstatimi i votave të fotografive ka sjellë në këtë qendër dhe përfaqësuesin e ngarkuar për të ndjekur procesin. Anëtarëve të Qendrës u kërkoi të regjistrojnë në procesverbal konstatimin.

Sa u përket gazetarëve solli në vëmendje se ligji u garanton detyrën

pas konstatimit të komisionerëve gruaja që fotografoi votën do të shkojë në ndjekje penale, ku dhe do të zbardhet se për cilën arsye ka shkelur ligjin.

Deklaratat pas votimit

Përfaqësuesit e kandidatëve dhe të partive që marrin pjesë në rivotimet e Rrogozhinës kanë vëzhguar prej mëngjesit procesin.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi vlerësoi reagimin e komisionerëve për fotografimin e votës, ndërsa kërkoi zbatimin e ligjit

Edhe kandidati socialist Edison Memolla pasi hodhi votën e vuri theksin te zbatimi i ligjit.

Të njëjtin veprim kërkoi dhe nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” votën e hodhi para incidentit, por në vëmendje solli shkakun për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në 14 maj.

Deklarata e tij se do të fitojë në këtë garë solli dhe reagimin e kryekomisionerit Ilirian Celibashi, i cili kujtoi se deri në mbylljen e  kutive të votimit, fushata është e ndaluar.

PROCESI I VOTIMIT MINUTË PAS MINUTE

Ora 07: 00 Pavlefshmëria e 14 majit/ Rivotimi në Rrogozhinë, Edison Memolla përballë Shkëlqim Hoxhës për bashkinë

Qytetarët e Rrogozhinës i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Bashkisë. Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme rezultatin e 14 majit për disa parregullsi, edhe pse fituesi kryesonte me një diferencë të ngushtë votash.

Në garë janë po të njëjtët kandidatë, përkatësisht Edison Memolla nga PS dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që mbështetet nga dyshja Meta- Berisha. 

Ora 09:31 Flet kandidati i ‘BF’ në Rrogozhinë, Hoxha: Qytetarët të votojnë të lirë. Do të ketë më shumë pjesëmarrje se herën e parë

Kandidati i "Bashke Fitojmë" për Rrogozhinën Shkëlqim Hoxha, reagoi për mediat duke thënë se sfidën e ka me Erion Veliajn. 

Ora 09:52 Tensione në Rrogozhinë/ Çmendet vëzhguesi, kapet me televizionet, mbyll gazetarët me çelës. Kapet duke fotografuar votën, ndërpritet votimi në qendra

Që në orët e para të mëngjesit janë raportuar incidente, pasi në disa qendra votimi komisionerët u vonuan. Më pas, në qendrën e votimit nr.22-23 u ndërpre procesi i votimit, pasi u kap një rast i fotografimit të votës.

Pasi çështja u hodh në procesverbal, pas disa minutash procesi u rikthye në normalitet.

Ora 10:01 Thyhet urdhri i KQZ, në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë grumbullim njerëzish që s'kanë lidhje me procesin

Thyhet urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë.

Kjo pasi në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues.

Memolla vs Hoxha/ Nga fotografimi i votës, përplasja me
Foto nga grumbullimi ne Qndrat e Votimit

Ora 10:30 “Po kërcënohen njerëzit”, kandidati i “BF”: Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, garën e kemi… 

Shkëlqim Hoxha teksa foli për mediat tha se në qendrat e votimit ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit.

Ora 10:52 Fotografohet vota në Rrogozhinë, Bylykbashi: Komisioni i QV-së ka bërë detyrën, nuk është problematikë, por vepër penale

Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e Votimit 22-23, qendër në të cilën u shënua një incident pasi procesi u bllokuar për pak minuta për shkak se një çift fotografoi votën. Pas një ndërprerje prej 30 minutash, procesi i votimit rifilloi.

Bylykbashi u shpreh para gazetareve se kjo është vepër penale, nuk është problematikë, është shumë më tepër.

Ora 11:00 Rrogozhina, Celibashi thirrje kandidatëve: Respektoni heshtjen zgjedhore! Pelinku: Ka prezencë të personave të paautorizuar në QV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

Ndërsa nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku në një prononcim për mediat tha është vënë re prezencën e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.

Ora 11:24 Fotografohet vota në Rrogozhinë, kandidati i PS i bindur për fitoren: Nuk rrezikojmë të humbasim!

Kandidati i PS për Rrogozhinën Edison Memolla ka votuar në QV dhe më pas është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët. Ai u shpreh i bindur për fitoren, përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Ora 12:06 Fotografimi i votës në Rrogozhinë, thirrja e Celibashit: Mos u joshni nga partitë, rrezikoni deri në 3 vite burg

pas incidenteve Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zbarkoi vete ne Rrogozhine ku i bëri thirrje të gjithë votuesve në Rrogozhinë që të mos joshen nga partitë dhe të fotografojnë votën.

Duke iu referuar një rasti të evidentuar gjatë ditës së sotme, ai tha se ata që fotografojnë votën rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Ora 17:08 Zgjedhjet në Rrogozhinë, ja sa është pjesëmarrja e votuesve

Pjesëmarrja e 14 majit është kaluar sot në rivotimet e bëra në Rrogozhinë për garën për kryetar.

32,02% kanë votuar në total në 14 maj, ndërsa deri më tani teksa ka dhe 3 orë në dispozicion për të votuar pjesëmarrja ka shkuar në 32,47%.

Ora 19:00 Mbyllet procesi i rivotimit në Rrogozhinë, pjesëmarrje më e lartë se në 14 maj 

Është mbyllur procesi i përsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë. 

Pjesëmarrja në këto zgjedhje u konsideruar e lartë, pasi deri në orën 18:00 kanë votuar 35.68% ndërsa janë raportuar 40 nga 54 qendrat e votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur dorëzimi i kutive të votimit në ambientet e KZAZ 43 ku pritet të nisë numërimi.