Rrogozhina, Celibashi thirrje kandidatëve: Respektoni heshtjen zgjedhore! Pelinku: Ka prezencë të personave të paautorizuar në QV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

"Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cënojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.

Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ", thekson KQZ.

Ndersa nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku në një prononcim për mediat tha është vënë re prezencën e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.

‘Në 4 QV e kam vënë re se ka persona prezencën e personave të paautorizuar që nuk duhet të gjenden aty.’- tha Pelinku.