Mbyllet procesi i rivotimit në Rrogozhinë, pjesëmarrje më e lartë se në 14 maj

Është mbyllur procesi i përsëritjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje u konsideruar e lartë, pasi deri në orën 18:00 kanë votuar 35.68% ndërsa janë raportuar 40 nga 54 qendrat e votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur dorëzimi i kutive të votimit në ambientet e KZAZ 43 ku pritet të nisë numërimi.

Rivotimi në Rrogozhinë do të niste me probleme.

Në një nga qendrat e votimit komisionerët kanë konstatuar fotografimin e votës prej një gruaje, çka është shoqëruar edhe me ndërprejen e procesit.

Debatet mes komisionerëve u pasuan dhe me presionin ndaj gazetarëve, disa prej të cilëve madje u mbyllën me çelës brenda qendrës.

Vetëm pas reagimit të medieve, gazetarët u lanë të vijojnë detyrën e tyre.

Konstatimi i votave të fotografive ka sjellë në këtë qendër dhe përfaqësuesin e ngarkuar për të ndjekur procesin. Anëtarëve të Qendrës u kërkoi të regjistrojnë në procesverbal konstatimin.