Zgjedhjet në Rrogozhinë, ja sa është pjesëmarrja e votuesve
Pjesëmarrja e 14 majit është kaluar sot në rivotimet e bëra në Rrogozhinë për garën për kryetar.
32,02% kanë votuar në total në 14 maj, ndërsa deri më tani teksa ka dhe 3 orë në dispozicion për të votuar pjesëmarrja ka shkuar në 32,47%.
Rivotimi në Rrogozhinë do të niste me probleme.
Në një nga qendrat e votimit komisionerët kanë konstatuar fotografimin e votës prej një gruaje, çka është shoqëruar edhe me ndërprejen e procesit.
Debatet mes komisionerëve u pasuan dhe me presionin ndaj gazetarëve, disa prej të cilëve madje u mbyllën me çelës brenda qendrës.
Vetëm pas reagimit të medieve, gazetarët u lanë të vijojnë detyrën e tyre.
Konstatimi i votave të fotografive ka sjellë në këtë qendër dhe përfaqësuesin e ngarkuar për të ndjekur procesin. Anëtarëve të Qendrës u kërkoi të regjistrojnë në procesverbal konstatimin.
