Pavlefshmëria e 14 majit/ Rivotimi në Rrogozhinë, Edison Memolla përballë Shkëlqim Hoxhës për bashkinë
Rrogozhina do të zhvillojë sot votimet për kryetarin e ri të saj, ku rreth 33 mijë qytetarë janë thirrur sërish në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të katër viteve të ardhshme.
Njoftimi i policise Rrogozhinë
Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, kanë dorëzuar në rregull qendrat e votimit.
Punonjësit e policisë janë grumbulluar në Stacionin e Policisë Rrogozhinë dhe janë gadishmëri.
Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacënuar dhe pa intimiduar prej askujt.
Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, dy kandidatët në garë, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” do të jenë sot sërish përballë njëri-tjetrit për të parë se kush do të jetë qytetari i parë i Rrogozhinës.
Deri më tani njoftohet se janë 54 qendra votimi, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.
Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.
Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.



