Begaj pret homologun Pendarovski në Pustec: Të krijojmë kushte për zhvillimin e pakicave dhe të ecim bashkë drejt BE-së

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, këtë të dielë ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë pune, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Të dy krerët e shteteve po zhvillojnë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, do të vizitojnë qytetin e Pustecit dhe do të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.

Për mediat Presidenti Pendarovksi shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë të parë në bashkinë e Pustecit, aty ku ndodhet një komunitet i pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.

“Falënderoij republikën e Shqipërisë për sakrificat dhe punën që bën për pakicat. Gjithashtu, jam këtu që t’i jap kësaj pakice gjithë mbështetjen e vendit në mënyrë që ato të jenë ashtu siç i kanë pakicat e tjera në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Pendarovski.

Nga ana e tij Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë.

“Jo rastësisht u zgjodh Bashkia e Pustecit për këtë takim. Pasi kjo është një shenjë për të treguar rëndësinë e marrëdhënieve ton, të marrëdhënieve mes dy vendeve mike, partneer të NATO-s dhe dy vende që kanë një rrugëtim të përbashkët, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Begaj.