Fotografohet vota në Rrogozhinë, Bylykbashi: Komisioni i QV-së ka bërë detyrën, nuk është problematikë, por vepër penale
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka qenë sot në Rrogozhinë pas tensioneve të krijuara, ku një qytetare fotografoi votën.
Bylykbashi tha se është ajo që kemi denoncuar vazhdimisht.
“Komisioni e ka kapur. Përgjegjësitë zgjidhen sipas ligjit. Komisioni i QV-së ka bërë detyrën. Për të kuptuar kush është mekanizmi në raport me rezultatin…Kjo është vepër penale, nuk është problematikë, është shumë më tepër”, tha Bylykbashi.
Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e Votimit 22-23, qendër në të cilën u shënua një incident pasi procesi u bllokuar për pak minuta për shkak se një çift fotografoi votën. Pas një ndërprerje prej 30 minutash, procesi i votimit rifilloi.
I pranishëm ishte edhe deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj.

