Rrogozhina rivoton, Meta: Do të rikuperojë politizimin që iu bë zgjedhjeve dhe si u trajtuan votuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 20:44
Ekspertja e çështjeve zgjedhore Gerta Meta e ftuar në Ora News deklaroi se rivotimet nesër në Rrogozhinë do të jetë një ditë ku do të rikuperohet i gjithë politizimi qqë iu bë zgjedhjeve në Shqipëri më 14 maj.
"Në statusin që unë përfaqësoj organizatën time si vëzhguese e rezultatit dhe kush do të fitojë.
Ajo që na shqetëson neve është se sa i drejtë do të jetë ky rezultat dhe sa i ndikuar nga manipulime apo deorientime e presione të votës së qytetarëve. Unë mendoj se dita e nesërme do të jetë ditë normale zgjedhjesh për të rikuperuar të gjithë atë politizimin që i janë bërë zgjedhjeve në Shqipëri dhe mënyrën se si trajtohen votuesit në Shqipëri," tha ajo.