Tirana përballë Batumit, gazetari Xhepollari: Atmosfera në ekipin bardhë e blu është fantastike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 21:46
Në një lidhje nga Gjeorgjia, gazetari Drilon Xhepollari përcolli atmosferën nga stadiumi i Batumit duke thënë se atmosfera në klubin e Tiranës është e shkëlqyer.
Xhepollari: Atmosfera në klubin e Tiranës është e shkëlqyer. Ekipi është nisur sot rreth orës 6 në mëngjes nga Rinasi për të mbërritur rreth orës 11 në Gjergji. me ta kanë qenë edhe një grup me 35 tifozë të cilët i kanë dhënë energji skuadrës.
Shancet janë të barabarta dhe do të jetë një ndeshje interesante, do të luftojnë të dyja kampet për fitore, por shpresojmë në një rezultat të mirë nga ana e bardh e blutë.
