Shqiptarët pa skuadra në Champions, eleminohet edhe Ballkani i Ilir Dajës

Shqiptarët pa skuadra në Champions, eleminohet edhe Ballkani i Ilir
Mision i dështuar për Ballkanin në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve kundër Ludogorets në Bullgari.

Kampionët e Kosovës nuk arritën të mbrojnë fitoren e pastër të ndeshjes së parë 2-0 pasi pësuan 4 në transfertë edhe falë gabimeve të tyre.

Ballkani është skuadra e tretë shqiptare që eleminohet brenda 2 ditëve nga UEFA Champions League pas Tiranës dhe Strugës. Kampionët e Kosovës do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre europian në UEFA Conference League.

Shqiptarët pa skuadra në Champions, eleminohet edhe Ballkani i Ilir

Goli i parë që në minutën e katërt i demoralizoi djemtë nga Theranda që më pas pësuan edhe tre të tjerë duke i dhënë lamtumirën kompeticionit të kampionëve edhe pse shpresat për një kualifikim të mundshëm në raundin e dytë, ishin të mëdha.