Aksident në Korçë, mjeti përplas 56 vjeçarin që lëvizte me motor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 22:27
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”.
Një mjet tim “BMW” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime.
I lënduari u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
