Hoxha: Bllokimi i fondeve të BE-së është një sanksion për Shqipërinë, po thonë je shtet i korruptuar
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se ky bllokim i fondeve nga BE-ja për bujqësinë shqiptare është një lloj sanksioni
Ai tha se këto janë sanksione si dhe një paralajmërim sepse ndërprerja financiare nga BE-ja është një thënie hapur se je një shtet i korruptuar.
Hoxha: Ky bllokim i fondeve nga BE-ja për bujqësinë shqiptare është një lloj sanksioni dhe një lloj motivacioni. Nuk është si në Kosovë që thuhet të ulen dhe të bisedojnë, por është një sanksion për korrupsion në Shqipëri. Bujqit nuk e pësojnë sepse nuk i kanë marrë asnjëherë ato lekë, ndërsa fondet e BE-së vidhen në mënyrë të egër. Këto janë sanksione si dhe një paralajmërim sepse ndërprerja financiare nga BE-ja është një thënie hapur se je një shtet i korruptuar.
Imagjinoni çfarë infeksioni kanë inceneratorët sepse janë shtrirë edhe tek privati dhe ujësjellësat dhe tek punët që nuk i dinim më parë. Duket si një aferë që ka kapur çdo degë të shtetit. Disa pas dite do të shohim se kur ka arritur kalbje, edhe pse kufoma e kësaj qeveria bie erë shumë këto kohë. Edi Rama para një viti krijoi një agjenci për menaxhimin e fondeve të huaja, sidomos të BE-së dhe vendosi atje në krye njeriun që është thirrur disa here në SPAK dhe që ka dosjen e parë atje.
