Vrasja në Balldre, drejtori i policisë Lezhë: Po punojmë për kapjen e autorit, mund të jetë hakmarrje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 19:35
Alfred Elezi, drejtor i policisë së Lezhës, në një prononcim për gazetarët tha se pas njoftimit të marrë policia ka shkuar menjëherë të marketi ku konstatuan të vrarë Nikolin Marku Lekstakaj.
Ai shtoi se po punohet për identifikimi ne autorëve dhe deri më tani nuk ka pista konkrete, por një nga dyshimet e para mund të jetë edhe hakmarrja.
“Morën një njoftim se pranë një marketi është vrarë Nikolin Marku Lekstakaj. Jemi duke punuar për identifikimin e autorëve. Jemi në fazat e para të hetimit. Nuk kemi akoma dyshime, por dyshojmë për hakmarrje. Po kryesojmë veprimet e duhura. Jemi duk siguruar të gjitha provat.”

