Burg shoferit të Veliut, Apeli i GJKKO s’ndryshon as masën e arrestit për gruan dhe vajzën e Sokol Idrizajt

Sokol Idrizaj do të vijojë qëndrimin në burg. Së bashku me bashkëshorten, vajzën e tij dhe 4 persona të tjerë ish-shoferi i kryepolicit Ardi Veliu, akuzohet se shishin sende me vlerë të vjedhura në Francë

Apeli i posaçëm nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë për Sokol Idrizajn, ish shoferi i Ardi Veliut i cili akuzohet si anëtar i një grupi, që vidhinin dhe trafikonin sende me vlerë duke i shitur ato më pas në Shqipëri.

Burg pa afat është lënë masa e sigurisë edhe për bashkëshorten e tij, Elda Idrizajn, ndërsa për vajza do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Në seancën e së mërkurës në u ndryshua masa për Gentian Agën dhe Alid Shehi, të cilët u lanë në arrest shtëpie, ndërsa për Vangjush Kashara dhe Tomorr Barutin u vendos detyrim paraqitje.

Në dosjen ku i përshirë është edhe ish shoferi i Ardi Veliut, spak ka rënditur 12 akuza mes tyre është ajo e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi i SPAK u koordinua nga Franca në të cilën u godit rrjeti që merreshin me vjedhjen e sendeve të çmuara dhe më pas i dërgonin në shqipëri ku i tregtonin në argjendari të ndryshme.

Në dosje thuhet se ata kanë blerë mallra deri në shumën 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare të identifikuara, pa përfshirë këtu pagesat në dorë.

Prej aty përmes linjave të transportit niseshin drejt Shqipërisë për tu shitur në argjendari të ndryshme.  Në Shqipëri thuhet në dokumente sendet janë shitur me rreth 2.113.000 euro dhe 35.000 franga.

Përveç këtyre personat nën hetim rezulton se kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori.