Vrasja në Balldre, i vdekuri nga fisi Lekstakaj, familjarët e tij të lidhur me porositësin e vrasjes së Nikulajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 19:00
Të shtëna me armë zjarr janë regjistruar ditën e sotme në Balldre të Lezhë, ku i vdekur dyshohet se ka mbetur Nikolin Marku (Lekstakaj).
Ky i fundit është pjesë e familjes Lekstakaj me të cilën Edmond Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996, ndërsa ky i fundit u vra në prill 2023.
Për vrasjen e Nikulajt gjashtë persona kanë bashkëpunuar mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Policia shpalli aso kohe në kërkim 4 britanikë, një shqiptar që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51 vjeçari dhe ekzekutorin portugez, ndërsa tashmë janë kapur.
Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj.
