E rëndë në Babrru, i mituri 13 vjeç gjendet i vdekur në makinë, dyshohet nga asfiksia

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

13-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën nga aroma e lëshuar nga reaksioni i baterisë së makinës. Ai u gjet në garazh ku po së bashku me babin e tij kishin ndërruar baterinë e makinës.

Dukë qenë se i mituri ka mbyllur derën e garazhit ambienti në fjalë nuk ka ajrosje dyshohet se nga asfiksia ka ndërruar jetë.

Familjarët fillimisht e kanë kërkuar në ambient ku ai qëndronte dhe nuk e kane gjetur dhe kur kanë shkuar në garazh e kanë parë të shtrirë në tokë në afërsi të makinës dhe pa shenja jete.